A lejohet që fëmijët e vegjël të lozin me kukulla dhe a lejohet që ato t’iu jepen dhuratë?!

07.05.2014

A lejohet që fëmijët e vegjël të lozin me kukulla dhe a lejohet që ato t’iu jepen dhuratë?!


A lejohet që fëmijët e vegjël të lozin me kukulla dhe a lejohet që ato t’iu jepen dhuratë?!

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Të pikturuarit e gjërave me shpirt është ndaluar nga shumë hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. Një një hadith të regjistruar në Sahihun e Imam Buhariu thotë Muhammedi s.a.v.s.:

“Më shumë që do të denohen në Ditën e Kiametit do jenë ata që pikturojnë (gjëra të gjalla).”

Prandaj, nëse kukullat janë plotësisht të strukturuara, d.m.th., kanë kokë me sy, veshë, gojë, etj., atëherë është e palejueshme që të blihen ato, të jepen si dhuratë ose fëmijët e vegjël të lozin me to.

Megjithatë, nëse kukullat nuk kanë kokë, d.m.th., kokë me sy, veshë, hundë dhe gojë, gjë e cila i bënë ato të mangëta, atëherë do të jetë e lejueshme që të prodhohen ato dhe t’iu jepen fëmijëve të vegjël që të lozin me to.

Është transmetuar nga Ibn Abbasi, Ebu Hurejre r.a. e të tjerë që piktura pa kokë nuk konsiderohet pikturë, prandaj edhe lejohet.

Hadithi që përmend se nëna e besimtarëve, zonja jonë e dashur, Aishja r.a., derisa ishte e vogël luante me kukulla, të cilin e ka regjistruar Imam Ebu Davudi dhe të tjerët, nuk do të thotë se iu jep lejueshmëri kukullave të sodit.

Së pari, kukullat që Aishja r.a. luante me to, nuk ishin të llojit që ne i kemi sot. Kukullat e saja ishin të bëra nga leckat, pa ndonjë tipar të shquar (sy, veshë, hundë, etj.). Shumë komentues të hadithit kanë sqaruar se kukullat e Aishes r.a. nuk ishin të llojit që organet dhe tiparet trupore të të cilave mund të shiheshin qartazi; përkundrazi ishin të bëra nga leckat dhe pambuku, siç edhe përgjithësisht bëhen nëpër fshatra.

Së dyti, disa komentues të hadithit sqarojnë se Aishja r.a. luante me kukulla përpara se të bëhej ndalimi i ‘tesvirit’ (bërjes së pikturave) dhe hadithi u abrrogua nga transmetimet që e ndalojnë bërjen e pikturave.

Dijetari i madh i hadithit, Ibn Haxher El-Askalani (Allahu xh.sh. e mëshiroftë), në komentimin e tij madhështor të Sahihut të Imam Buhariut, pra Fet’h'ul-Bari, thotë:

“Nëse kukulla e Aishes r.a. kishte tipare të qarta trupore, atëherë kjo ishte përpara se të ndalohej të bërit e pikturave (pikturimi e gjithçka të ngjashme me të), përndryshe kukulla nuk pati tipare të shquara.”

Dhe Allahu i Gjithdijshëm e di më së miri!

Fetvanë e ka dhënë: Shejh Muhammed ibn Adem El-Kevtheri, Dar’ul-Ifta, Leicester, UK.

Përktheu nga anglishtja: Daim Abazi

(Breziiri)

3990 Shikime