05.05.2014
Italia mbështet Shqipërinë në integrimin europian

Italia nuk do të reshtë së mbështeturi Shqipërinë në integrimin europian. Presidenti i Senatit Italian Pietrio Grasso, në takimin me kreun e Kuvendit Ilir Meta, njohu progresin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Por, reformat duhet të vijojnë, tha ai.
Për Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Italia mbetet një aleat strategjik dhe avokate e Shqipërisë, në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Në takim u theksua se Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomiko-tregtar dhe se projekti TAP do të forcojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso, është pritur në një takim edhe nga Kryeministri Edi Rama. Marrëdhëniet mes dy vendeve, avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimet në rajon ishin disa nga temat e bisedës së përbashkët.
Presidenti Grasso u shpreh se edhe kjo vizitë rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve dhe vëmendjen e veçantë që Italia u jep marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe theksoi angazhimin e Italisë në mbështetje të aspiratës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian./KBI-Bujanoc.com/
1172 Shikime