Ngritja e duarve në dua pas namazit lejohet apo është bidat?

01.05.2014

Ngritja e duarve në dua pas namazit lejohet apo është bidat?


Ngritja e duarve në dua pas namazit lejohet apo është bidat?

Ngritja e duarve ne dua pas namazit

Nuk ka ardhë asnjë argument në literaturen islame që e ndalon ngritjen e duarve në dua pas namazit, ndërsa sa i përket ngritjes së duarve në dua kemi argument hadithin:" إِنَّ اللَّهَ حي كَرِيمٌ يستحي إذا رَفَعَ الرَّجُلُ إليه يَدَيْهِ أَنْ يَرُدَّهُمَا صِفْرًا خَائِبَتَيْنِ


Vërtet Allahu është i Gjalle, i Ndershëm (Fisnik), turpërohet qe nëse njeriu i ngrit duart kah Ai t'ia ktheje bosh (pa iu përgjigjur duasë se tij)".(Hadithi është i vërtetë) Në këtë hadithë nuk është cekë koha dhe momenti i ngritjes së duarve gjatë duas,por pyetja êshtë,a e ka bërë Pejgamberi a.s.?

Nëse Pejgamberi a.s. nuk e ka bërë,a e ka ndaluar? Allahu në Kur'an na thotë: وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrne e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun. Është përgjegjësi të konsiderosh bidat një vepër për të cilën Pejgamberi i Allahut e ka preferuar gjatë duas.

Pastaj,pse ngritja e duarve pas namazit? Allahu në Kur'an na ka sinjalizuar se pas veprave të mëdha pranon lutjet,وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا ۖ إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ ﴿١٢٧ (Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di! (127) a ka në islam ndonjë vepër më madhështore se Namazi?patjeter se jo.

Dijetarët e Usulit sunetin e Pejgamberit a.s. e definojnë kështu: Sunet janë fjalët,veprat dhe miratimet e Pejgamberit a.s. e jo edhe veprat që i ka lënë. Do të thotë veprat të cilat i ka lënë i dërguari i Allahut nuk kemi drejt as mi ndalu as mi obligu. Lejohet praktikimi siç lejohet edhe mos praktikimi e në asnjë mënyrë vlerësimi si bidat etj.Allahu e di më së miri.

/KBI-Bujanoc.com/

2975 Shikime