Ushtarët izraelitë arrestojnë djalin 6-vjeçar

28.04.2014

Ushtarët izraelitë arrestojnë djalin 6-vjeçar


Ushtarët izraelitë arrestojnë djalin 6-vjeçar

Forcat okupuese izraelite vazhdojnë politikën e tyre okupuese, ku përveç tjerash arrestojnë fëmijë të vegjël palestinez. Ngjarja e fundit është shenuar më 23 prill në qytetin e Bregut Perëndimor të Al-Khalil(Hebron).

Videopamjet tregojnë se si ushtarët izraelitë zvarrisnin një djalë gjashtë-vjeçar, ndërsa ai shihej duke qarë dhe kërkonte që të lirohej.

E ushtria vazhdon me po të njëjtat akuza, duke thënë se "djali ishte parë duke hedhur me gurë trupat izraelite".

Pasi një numër i palestinezëve rrethuan ushtarët izraelitë dhe u kërkuan atyre që fëmija të kthehet, oficerë ranë dakord ta kthenin djalin tek ati i tij.

Ministria e Punëve për të burgosurit në Ramallah kohët e fundit publikoi gjetjet që tregojnë se izraelitët arrestuan 900 fëmijë palestinezë vetëm në vitin 2013, 180 prej të cilëve mbeten në burg. /KBI-Bujanoc.com/

 

779 Shikime