Si e largon duaja te keqen?

27.04.2014

Si e largon duaja te keqen?


Si e largon duaja te keqen?

Lutja – duaja drejtuar Allahut eshte nga shkaqet me te forta per largimin e çdo te keqe dhe per realizimin e asaj qe kerkohet.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nuk e kthen caktimin veçse lutja…” [Tirmidhiu, 2139].
Caktimi qe permendet ne hadith eshte per qellim ajo qe do te ndodhte nese nuk do te behej lutja; kur njeriu, duke u nisur nga shkaqet dhe rrethanat aktuale mendon se do ta gjeje diçka e keqe dhe i lutet Allahut t’ia largoje ate, Allahu ia largon atij dhe keshtu, vete ai qe ben lutjen beson se Allahu i ka larguar diçka te keqe qe mund ta kapte nese nuk do t’i lutej Allahut qe ta ruante prej saj.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: “Lutjuni Allahu te bindur se do t’ju pergjigjet dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e nje zemre te pavemendshme.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu, 3479]
Pra, lutja eshte ilaç i dobishem per çdo te keqe dhe per çdo semundje, por pavemendesia e zemres ndaj Allahut te Madheruar e humb fuqine e saj, ashtu si edhe ngrenia e haramit i humb fuqine lutjes dhe e dobeson ate. Duaja eshte ilaçi me i mire, armiku i semundjes, larguesi dhe sheruesi i saj, penguesi i prekjes nga ajo dhe ngritesi i saj nese zbret. Duaja e ka efektin me te forte nese perseritet sa me shpesh dhe sa me shume, pa e humbur shpresen nga pergjigja e saj, por duke vazhduar gjithnje me dua, sepse Allahu nuk e kthen bosh ate.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Lutja e Dhenunit, me te cilen ai iu lut Allahut kur ishte ne barkun e balenes, ishte: “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu mine dhalimin” – “Nuk ka Zot te adhuruar tjeter perveç Teje, i Lartesuar je Ti! Une isha prej te padrejteve.” [El Enbija, 87].

Nuk ka musliman qe lutet me kete lutje per çdo gje qe te kete, veçse Allahu i pergjigjet lutjes se tij.” [Hadith Sahih. Tirmidhiu 3505, etj].
Duaja duhet gjithashtu qe te perkrahet dhe te ndihmohet nga veprat e mira, si namazi farz e nafile, agjerimi farz e nafile, sadakaja (lemosha), leximi i Kuranit, permendja e Allahut sa me shume gjate dites e nates, ne mengjes e ne mbremje, respektimi i prinderve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, moralet e mira, etj.
Dije, se kujt i inspirohet berja sa me shume lutje Allahut, Allahu ka dashur t’i pergjigjet lutjes se tij, sepse Allahu thote: “Lutmuni Mua, qe t’i pergjigjem lutjes suaj!” [Gafir, 60] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

/KBI-Bujanoc.com/

5592 Shikime