Aliu r.a dhe i Semuari

23.04.2014

Aliu r.a dhe i Semuari


Aliu r.a dhe i Semuari

Tregim Islam

Derisa njëherë Aliu r.a. ishte i sëmurë, ndër të parët që e vizituan ishin tre shokët e tij më të dashur, pra Ebu Bekri, Ummeri dhe Usmani r.a. Kur hynë në shtëpi, i dhanë selam dhe u ulën. Aliu r.a. në ato çaste iu ofroi një filxhan me mjaltë, ku në mjaltë ishte edhe një qime e hollë.

Ebu Bekri r.a. tha se nuk do të hante nga mjalta derisa të mos binin tre shembuj në lidhje me atë mjaltë.

Ebu Bekri r.a. tha: “Feja Islame është më e bardhë se ky filxhan, imani është më i ëmbël se mjalta, ndërsa sheri’ati është më i hollë se kjo qime.”

Ummeri r.a. tha: “Xhenneti është më i bardhë se ky filxhan, ngrëniet e Xhennetit janë më të këndshme se kjo mjaltë, ndërsa të përkthyerit (të komentuarit, etj.) e Kur’anit është më i hollë se kjo qime.”

E Aliu r.a. në fund tha: “Musafiri i cili viziton të sëmurin, konaku për të është më i bardhë se ky filxhan, të flasësh me musafirin është më e ëmbël se kjo mjaltë, ndërsa t’i dëfresh ata është më e hollë se kjo qime.” Pastaj musafirëve u tha: “Urdhëroni e hani.”   

/KBI-Bujanoc.com/

1800 Shikime