Nën hijen e Sheriatit

22.04.2014

Nën hijen e Sheriatit


Nën hijen e Sheriatit

Në mësimet islame (sheriatike) mëkatet e bëra, sidomos mëkatet e mëdha, asnjëherë nuk vejtërohen! Për më tepër, gjithcka regjistrohet me kujdes dhe nuk harrohet. Për këtë janë të obliguar Shkrimtarët Fisnik, melekët, shokët tanë apo Kiramun Katibin, siç i quan edhe Kurani. Në të njëtën kohë, nuk ka asnjë mëkatë qoftë edhe nga ata më të mëdhenjtë, sic janë: vrasja, zinaja, vjedhja, që Allahu mos ta fal (ndoshta njerëzit jo, por Allahu gjithësesi po) nëse gjunahqari pendohet me sinqeritet, i kthehete me sinqeritet Allahut, në mënyrë kontstante duke pranuar gabimin dhe shkeljen e ligjit të Zotit të botëve.

“ Thuaj robërve të Mi që i kanë bërë keq vetes me gjunahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu me siguri, i fal të gjitha gjunahet. Vërtetë, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirploti. ” ( Ez-Zumer, 53. )

Megjithatë, edhe pse e dinë se Allahu i Madhërishëm është i mëshirshëm dhe se mëshira e Tij është mbi hidhërimin e Tij, besimtarët e sinqertë  nuk lëshohen, sepse nuk janë të sigurt se pikërisht atyre Allahu do t’ua fal?! Sepse, nëse jemi të sigurt atëherë për çfarë vlen përpjekja dhe mundi?! Shumica e njerëzve shkojnë në linjën e një rezistence të vogël: përse të mundohemi dhe të përpiqemi, nëse kjo nuk është e nevojshme!? Allahu mundet, sepse është i Plotëfuqishëm  dhe gjithcka bën me vullnetin dhe dëshirën e Tij, të gjithë njerëzve do t’ua fal përvec meje ose ty; të gjithë njerëzit do t’i fut në xhenet përvec meje dhe teje. Andaj besimtari përpiqet ta lus sa ma shumë Allahun dhe rregullisht bën ibadete (namazi, zeqati, agjërimi, haxhi), duke u munduar të bëj vepër të mirë qoftë edhe e vogël  (edhe buzëqeshja ndaj vëllaut është mirësi). Besimtari musliman mundohet që cdo ditë ta bëj më të mirë se ditën paraprake, dhe të gjithë këtë e bën që të konmpenzojë vitet, ditët apo edhe orët e lëshuara pa ibadet dhe duke u marrë me punë të kota.

Nëse i kemi bërë mëkatë vetëm Allahut të Madhërishëm, respektivisht i kemi bërë padrejtësi vetes, për këtë vetëm Allahut do t’i kërkojmë falje; do të pendohemi, do ta lusim dhe do t’i premtojmë vetes se asnjëherë nuk do të kthehemi tek mëkati, sepse ky është pendimi i vërtetë, mirëpo nëse kemi bërë  ndonjë dëm qoftë material apo moral.psiqik, atëherë përvec se duhet të kërkojmë falje prej Allahut të Madhërishëm, duhet të kërkojmë falje/hallall edhe nga ato të cilët i kemi dëmtuar, i kemi përgojuar, i kemi gënjyer etj. Nëse kjo është e pamundshme, atëherë do të lutemi për ta, duke shpresuar që të na falin në Ditën e Gjykimit. Rregulli islam është i qartë: çdo padrejtësi duhet të përmirësohet qoftë në këtë botë ose në Botën tjetër! Mund t’u ikim sankcioneve në këtë botë, mirëpo me mëkatet duhet të përballemi në Botën e Përhershme, andaj verprat tona të mira le t’ua tejkalojnë veprave të shëmtuara…

P.S.

Islami nuk e njeh konceptin e imunitetit që e gëzojnë liderët e sotshëm botërorë. Politikanët dhe të gjithë ata që kanë ndonjë puishtet sipas normave islame duhet të paraqiten para organeve gjyqësore nëse dyshohet për keqpërdorim të pozitës, marrjen e ryshfetit, të mos flasim për krime të rënda. Se cka mendon për këtë Muhamedi a.s më së miri na tregon rasti që trasnmetohet nga gruaja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s Aisheja r.a:

“Kurejshët ishin mërzitur për rastin e një gruaja nga një fis i njohur e cila kishte vjedhur dicka, kështu që ata shkuan te i Dërguari i Allahut të intervenojnë? Thanë: “Nëse ka dikush që duhet ta bëj këtë, ai është Usame ibn Zejd, të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s e donte shumë? Shkoi Usamja te i Dërguari i Zotit dhe i tha për këtë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s i tha Usamas: “A po intervenon dhe ndërhyn të mos kryhet një gjykim i Allahut?! Në të vërtetë janë shkatërruar ata që ishin para jush për shkak se kur mes tyre vidhte ndonjë njeri me autoritet (ndonjë i pasur, lider) e linin pa e dënuar, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (ndonjë qytetarë i thjeshtë apo ndonjë i varfër)  atëherë kryenin dënimin mbi të. Betohem në Allahun, nëse edhe Fatimja, vajza e Muhamedit, do të vidhte unë sigurisht do t’ia prisja dorën!” – (Muttefekun Alejhi).

Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)

784 Shikime