Jemen, vriten 55 anëtar të Al-Kaidës

22.04.2014

Jemen, vriten 55 anëtar të Al-Kaidës


Jemen, vriten 55 anëtar të Al-Kaidës

55 militant të Al-Kaedës, duke përfshirë tre liderë të lartë, janë vrarë në sulmet ajrore në provincën jugore Abyan të Jemenit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e Jemenit.

Në një deklaratë, ministria tha se "terroristët arabë dhe të huaj" ishin në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore të së dielës.

Rebelët Al-Kaedës mbeten aktiv në disa pjesë të Jemenit jugor, nga ku ata vazhdojnë për të ngritur sulme sporadike kundër objektivave të ushtrisë dhe policisë.

Jemeni është shoqëruar shpesh me trazira që nga protestat pro-demokratike në vitin 2011, të cilat detyruan presidentin autokratik Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqjen pas 33 vjetësh në detyrë.

Në tre vitet e fundit, autoritetet kanë luftuar për të rivendosur rendin dhe ligjin në vendin e trazuar arab./KBI-Bujanoc.com/

637 Shikime