FHKL po qëndron në Luginë, viziton shtëpitë që po ndërtohen për skamnorët e këtij rajoni (video)

18.04.2014

FHKL po qëndron në Luginë, viziton shtëpitë që po ndërtohen për skamnorët e këtij rajoni (video)


FHKL po qëndron në Luginë, viziton shtëpitë që po ndërtohen për skamnorët e këtij rajoni (video)

Në kuadër të fazës së parë të ndërtimit të 100 shtëpive, këtyre ditëve janë finalizuar tri shtëpi në Raincë. Ndërkaq sipas kryetarit të FHKL, në përfundim e sipër është edhe shtëpia në fshatin Norçë.

Kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) e cila po qëndron në Luginë të Preshevës ka vizituar shtëpitë të cilat po ndërtohen për familjet në nevojë.

Vizita ka filluar në fshatin Raincë të Preshevës aty edhe ku janë  në përfundim e sipër  tre shtëpi.

Sipas kryetarit  të Fondit Humanitar Xhelal Mehmeti në kuadër të këtij aksioni  ata kanë vizituar shtëpitë ku dhe kanë verifikuar  se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas planit të paraparë.

Qani Sulejmani banor I fshatit  Raincë tash e tutje  do të ketë shtëpi të re, ai falënderon gjithë kontribuuesit  që po përkrahin këtë aksion, raporton RTP.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore deri më tani ka arritur të grumbullojë mjetet për ndërtimin e 30 shtëpive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në misionin  e kësaj shoqate mbetet ndërtimi i 100 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë. /KBI-Bujanoc.com/

 

 

1246 Shikime