Turqi, numri i refugjatëve sirianë tejkalon shifrën 900,000

15.04.2014

Turqi, numri i refugjatëve sirianë tejkalon shifrën 900,000


Turqi, numri i refugjatëve sirianë tejkalon shifrën 900,000

Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave Fuat Oktay deklaroi se numri i përgjithshëm i sirianëve që jetojnë në Turqi tejkalon shifrën 900,000. Shumica e tyre që kanë kërkuar strehim në Turqi jetojnë në qytetet e Turqisë jugore.

Oktay ka përmendur se kushtet në kampe ku janë strehuar sirianët janë të mira. Ai gjithashtu shtoi se autoritetet turke në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare janë fokusuar në përmbushjen e nevojave të sirianëve që jetojnë në kampe duke minimizuar problemet e tyre.

“Shuma e ndihmës financiare ndërkombëtare arrin në gati 200 milionë dollarë”, deklaroi Oktay. Ai shtoi se shpenzimet e tyre për refugjatët kanë tejkaluar shifrën prej 2.5 miliardë dollarëve dhe qytetarët turq janë duke mbështetur refugjatët.

Oktay përsëriti thirrjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për ndihmë në fushën e arsimit, shëndetësisë, të ushqyerit dhe strehim, përderisa Turqia nuk  do të jetë në gjendje për të mbajtur këtë nivel të asistencës vetëm. /KBI-Bujanoc.com/

859 Shikime