Pse duhet të flemë në krah të djathtë?

14.04.2014

Pse duhet të flemë në krah të djathtë?


Pse duhet të flemë në krah të djathtë?

Kërkime të ndryshme kanë vërtetuar se kur shtrihemi për të fjetur në njërin krah, njëra anë e hundës mbyllet ndërsa tjetra hapet dhe vazhdon frymëmarrjen. Po ashtu është vërtetuar se ekziston një lidhje ndërmjet anës së hundës që kryen frymëmarrjen dhe gjysmësferave të trurit dhe sistemeve nervore simpatike dhe atyre parasimpatike.

Kur shtrihemi djathtas bllokohet ana e djathtë e hundës dhe hapet e majta. Frymëmarrja që kryhet me anën e majtë të hundës rrit aktivitetin e gjysmësferës së djathtë të trurit. Duke nxitur gjysmësferën e djathtë, njëkohësisht rrit dhe veprimtarinë e sistemit nervor parasimpatik, ul ritmin e zemrës, ul tensionin dhe ngadalëson lëvizjet (peristaltiken) e stomakut dhe zorrëve. Si rrjedhojë, zemra lodhet më pak, na zë gjumi më lehtë dhe çlodhja është më e rehatshme.

Po nëse shtrihemi në krahun e majtë, çfarë ndodh? Bllokohet ana e majtë e hundës e cila bashkë me frymëmarrjen me anën e djathtë rrit aktivitetin e sistemit nervor simpatik, në këtë rast personi duket si i emocionuar, rrahjet e zemrës bëhen më të shpejta dhe zemra lodhet më shpejt. Kjo çon në vështirësimin e gjumit. Sepse rritja e rrahjeve të zemrës, rritja e tensionit, emocioni dhe rritja e përqendrimit, pengojnë gjumin.
Po nëse flihet mbi shpinë ose barkas, çfarë ndodh? Profeti (a.s.) i pati ndaluar shokët e tij të shtrihen barkas. Në këtë rast mbi zemrën, mushkëritë dhe stomakun ushtrohet një peshë e cila e shqetëson personin dhe vështirëson gjumin. Kur shtrihemi mbi shpinë nuk hasim shqetësime të tilla por mund të vonohet gjumi.

Personi nuk arrin të kryejë një gjumë të rehatshëm. Sepse në këtë rast të dyja anët e hundës janë të hapura dhe nuk do të stimulohet sistemi nervor parasimpatik dhe njëkohësisht stomaku dhe zorrët do të kenë vështirësi në kryerjen e funksionit të tyre. Pozicioni më i mirë dhe më natyral gjatë fjetjes është ai që Profeti (a.s.) ka rekomanduar, të shtririt në krahun e djathtë dhe duke i mbledhur disi këmbët drejt vetes, dhe që bota shkencore arriti ta pohojë vitet e fundit.

Në këtë mënyrë edhe stomaku me zorrët janë të mbrojtura edhe funksioni i tretjes kryhet më lehtësisht. Profeti (a.s.) na ka këshilluar që të mos flemë pas ngrënies dhe për të fjetur të përdorim krahun e djathtë. Ky pozicion është i ngjashëm me pozicionin që disponon fëmija në barkun e nënës dhe kjo na tregon edhe njëherë se kjo është mënyra më natyrale e fjetjes për njeriun. /KBI-Bujanoc.com/

1532 Shikime