A e fyen Allahun dhe e nënçmon pa e ditur ?!

12.04.2014

A e fyen Allahun dhe e nënçmon pa e ditur ?!


A e fyen Allahun dhe e nënçmon pa e ditur  ?!

Transmeton ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të ku thotë: Ka thënë i dërguari I Allahut s.a.v.s. “ Më dëmton robi im; E shan kohën, kurse Unë jam koha. Çështja është në dorën time, e ndryshoj natën dhe ditën “ Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

   Është ky një ves i keq ku përsëritet natë e ditë, e bëjnë këtë shumica e njerëzve të rëndomtë, por e bëjnë edhe njerëz të arsimuar dhe fetarë.

Gjenë ndonjërin prej tyre e shan kohën, e shan ditën dhe e cilëson me cilësi që nuk ia vlen.

Shumëherë ndëgjojmë:  ‘E zezë dita, mallkuar qoftë kjo ditë, ky vit i zi  ose i mallkuar, ditë e pafat etj etj’.  Ose edhe duke e sharë ditën apo vitin apo një pjesë të kohës në mënyrë direkte me sharjet e rëndomta.

 

   Mund të thotë dikush se këto janë  gjëra të imta që nuk meritojnë aq përkushtim, mirëpo ejani të shohim esencën e kësaj çështje.

Në kohën e injorancës kur u ndodhte ndonjë fatkeqësi, ose nuk arrinin atë që donin, e shanin kohën dhe e mallkonin atë. Thoshte ndonjëri për shembull: Zoti e shëmtoftë kohën që na ndau.  Ose : Allahu e mallkoftë këtë kohë që nqa ndodhi kjo.

Këto shprehje dhe të tjera, janë një kundërshtim ose refuzim i kaderit të Zotit (ndodhja e asaj që e ka ditur Zoti në të kaluarën –ezel-), dhe hidhërim në Kadanë e Zotit (njohuria e Zotit për gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen).

  

   Hadithi i sipërpërmendur vie reagim ndaj asaj që bënin njerëzit nga koha e injorancës, që t’i bënë me dije atyre dhe të gjithë njerëzve deri në ditën e kijametit se, njeriu kur e shan kohën, ai në të vërtetë e shan Atë që e ka krijuar kohën dhe e ka rregulluar atë, edhe pse ai e lëshon ofendimin në kohën.

Koha asnjëherë nuk bënë diçka vetvetiu, dhe nuk e ka fuqinë të bëjë keq apo mirë, por është Allahu që i vendos gjërat për krijesat e Tij.

Pra ai që vendos është Allahu i cili jep dhe ndalon, ulë dikë dhe ngrit dikë tjetër, ngrit autoritetin  e dikujt dhe e ulë të tjetrit (sipas veprimeve që vetë i  bëjnë njerëzit), kurse koha nuk ka të bëjë me këtë çështje.

 

   Kështu pra e kuptojmë se sharja , ofendimi, mallkimi: I kohës, i ditës dhe natës, është sharje  krijuesit të tyre, Allahut të lartëmadhëruar, i cili ka paraparë të padëshirueshmen për njeriun në këtë kohë.

Njeriu këtu në realitet nuk po e kundërshton kohën por Atë që e krijoi kohën. Për këto arsye ky veprim është e keqja që bëhet ndaj Zotit.

 

Me fjalën ‘më dëmton robi im..’ nuk nënkupton të dëmtohet Zoti fizikisht, por ndieshmëria e Zotit keq për robin e tij.

 

Çka mësojmë nga e gjithë kjo?

Të ndalojmë nga përdorimi i këtyre fjalëve dhe shprehjeve të cilat mund të jenë në përdorim nga ne, por në realitet janë të rrezikshme dhe shpesh nuk i vemi re.

Duhet të zgjedhim fjalë ashtu si don dhe lejon Zoti.

 

Kur na ndodh diçka e padëshirueshme, në vend të këtyre shprehjeve duhet të themi

 “ Ma sha allahu keddere ve feal “ -  “Atë që ka dashtë Zoti, e ka parapa dhe e ka bë”.

Muhamedi s.a.v.s. kur i ndodhte diçka e pëlqyeshme  thoshte: “ Falënderimi I takon Allahut të cilit me bagatitë e tija plotësohen të mirat”.

E kur i ndodhte diçka e padëshirueshme thoshte: “ Falënderimi I takon Allahut që nuk falënderohet për fatkëqësi përveç  Ai”.      

Muhamedi s.a.v.s. këto i thoshte me kënaqësi, me qetësi dhe urtësi. Sepse është Allahu i mëshirshëm i cili ka parapa ashtu. 

Ti ruajmë gjuhet dhe zemrat tona nga ajo që e hidhëron Zotin.

 

Përshtati nga arabishtja

Mr.  Ragmi  Destani /KBI-Bujanoc.com/

807 Shikime