Bosnje, fillojnë gërmimet në varrezën e dyshuar masive

10.04.2014

Bosnje, fillojnë gërmimet në varrezën e dyshuar masive


Bosnje, fillojnë gërmimet në varrezën e dyshuar masive

Gërmimet për një varrezë masive të dyshuar me viktima nga lufta e Bosnjës filluan të mërkurën.

Në qytetin e Donji Vakuf, Bosnje qendrore, filloi gërmimi në një vend i cili besohet të mbajë rreth 150 trupa.

“Sipas informacioneve tona, në këtë zonë duhet të jetë një numër i madh i viktimave të luftës së fundit, civilë boshnjak,” ka thënë zëdhënësja e Institutit për persona të zhdukur, Lejla Çengiç, për Agjencinë Anadolu.

Pavarësisht motit të keq që e bën terrenin të vështirë, gërmimet janë urdhëruar për të vazhduar nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Varri është zbuluar 10 ditë më parë pas hulumtimeve nga një hetues. Besohet se ky vend mban trupat e 147 boshnjakëve, kryesisht nga qyteti Prijedor, në të cilin kanë ndodhur vrasje masive në luftën e viteve 1992-1995.

Njëzet vjet pas luftës shumë familje boshnjake janë ende në kërkim të 6,500 personave të zhdukur, varreza masive janë ende duke u zbuluar dhe gërmimet në vende të ndryshme në të gjithë vendin janë ende në vazhdim./KBI-Bujanoc.com/

1151 Shikime