Mbi 500 nxënës prezantuan në tribunë për ti thënë JO Alkoolit

09.04.2014

Mbi 500 nxënës prezantuan në tribunë për ti thënë JO Alkoolit


Mbi 500 nxënës prezantuan në tribunë për ti thënë JO Alkoolit

Më 9 prill në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc mbi 500 nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” nga Bujanoci dhe një numër I nxënësve nga Presheva morën pjesë në tribunën e organizuar nga Departamenti i të rinjve dhe i gruas pranë këshllit të Bashkësisë Islame të Bujanocit enkas për maturantët e Bujanocit me temën “ Alkooli, ekskursioni dhe matura”.

Në këtë tribunë përveç nxënësve, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i profesërëve të kësaj shkolle, përfaqësues nga komuna e Bujanocit, përfaqësues nga Këshilli nacional, mjekë, hoxhallarë, e të tjerë. Gjithashtu u përcjoll nga të gjitha mediat dhe portalet e Bujanocit, edhe nga presheva.

Në tribunë pas fjalës hyrëse nga Nevzad Lutfiu, kryetar  i departamentit të të rinjëve, fjalën përshëndtëse e mori, kryetari i KBI të Bujanocit,Sulejman ef. Fejzullahu, dhe drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu.

Tribuna filloi me një dokumentar të përgatitur nga Diniela Vebiu dhe Llukman rrustemi nga RTv Bujanoci rreth pasojave të alkoolit.

Ishin edhe dy ligjerata të përgatitura për këtë tribunë. Nga mr. Ragmi destani teolog dhe nga Fatime Fazliu psikologe klinike,KBI-Bujanoc.com

Ligjerata e parë ishte nga Fatime Fazliu me temën Adoleshenca dhe alkooli, e cila shtjelloi në mënyrë profesionale pasojate e alkoolit tek adoleshentët, dhe se cilat janë masat që duhet marrë për të ndihmuar moshat e reja kur ndikohen nga alkooli. Pastaj edhe për përgjegjësite e prindit, kujdestarit, shkollës dhe të gjithë faktorëve që mund të kenë ndikim në këtë fushë.

Kurse Ragmi Destani, paraqiti ligjeratën e tij me temën “ Qëndrimi i slamit ndaj alkoolit” ku prezantoi, dispozitën e fesë islme mbi alkoolin, pastaj urtësine  fesë islame  në ndalimin gradual të alkooli dhe pasojat e alkoolit në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai theksoi se alkooli është shkak që shkatërron shumë suksese në jetë. Gjithashtu foli për shfrytëzimin e ekskursionit dhe maturës në mënyrat mët ë mira pa alkool,transmeton,KBI-Bujanoc.com

Në fund të tribunës u bë edhe inkuadrimi i nxënësve me pytje drejtuar panelistëve, ku u bë një numër I madh i pyetjeve.

 

Kësaj Fushate deri te mbajtja e tribunës i parapriu një përgatitje e madhe nga Departamntet në fjalë, dhe iu kushtue edhe një rëndësi e veçantë mediale.

Dy ditë para tribunës departamentet e sipërpërmendura shpërndanë 1500 fletushka, në shkollë dhe qendër të qytetit./KBI-Bujanoc.com/

 

2050 Shikime