Puna e gruas!

01.04.2014

Puna e gruas!


Puna e gruas!

Një ditë prej ditësh u kthye bashkëshorti prej punës së tij, i gjeti të tre fëmijët e tij para shtëpisë, duke luajtur në baltë me rroba të gjumit, të cilat nuk ishin të ndërruar që nga mëngjesi, në oborrin e shtëpisë ishin të shpërndara letrat e bukës nëpër tokë, dera e shtëpisë ishte hapur, kur hyri brenda nuk ishte gjendja më e mirë hiq,

llamba ishte e thyer, sexhadeja e vendosur në mur, zëri i televizorit i ngritur, lodrat dhe teshat të shpërndarja në gjithë dhomën e ndejës, në kuzhinë ishte lavaboja e mbushur përplot me ujë, ushqimi i mëngjesit vazhdonte të ishte në tryezë, dera e frigoriferit e hapur, u ngjit lartë me vrap, i kaloj lodrat dhe grumbullin e teshave duke e kërkuar gruan e tij, ishte në presion të madh duke menduar mos gruaja e tij është e lënduar, u habit kur e pa ujin para derës së banjës, e shikoj brenda që të gjej ndonjë peshqir që ta largoj sado pak ujin, kur shikoi brenda, pa që peshqirët ishin shpërnda, pasqyra ishte e shkarravitur me pastë dhëmbësh, pastaj kaloj tek dhoma e gjumit në të cilën e gjeti gruan e tij të shtrirë në shtrat duke lexuar roman, ajo e shikoj dhe e pyeti me buzëqeshjen e posa zgjuar nga gjumi: - Si e kalove sot ditën?, e shikoj me një nervoz të madhe e i bërtiti: - Çfarë ndodhi sot?!!!

Gruaja buzëqeshi edhe një herë i tha: - Çdo ditë kur po kthehesh nga puna po më thua me përçmim “Çfarë punë të rëndësishme po e vepron gjatë ditës’’? A nuk është kështu i nderuar?

- Ashtu është, iu përgjigj burri.

Gruaja: - Mirë pra, sot nuk kam vepruar atë që çdo ditë e veproj. /KBI-Bujanoc.com/

3162 Shikime