Djali i Mursit: Udhëheqësit e grusht shtetit synojnë pushtetin në Egjipt

28.03.2014

Djali i Mursit: Udhëheqësit e grusht shtetit synojnë pushtetin në Egjipt


Djali i Mursit: Udhëheqësit e grusht shtetit synojnë pushtetin në Egjipt

Djali i presidentit të rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi ka thënë të mërkurën se kandidatura për president nga ish-shefi i ushtrisë Abdel Fatah al-Sisi dëshmon se “udhëheqësit e grusht shtetit” kanë për qëllim uzurpimin e pushtetit në Egjipt.

Tani është e qartë se udhëheqësit e grusht shtetit ushtarak janë duke shpërndarë të mirat e pushtetit mes tyre,” ka thënë Osma Mursi për Agjencinë Anadolu.

“Egjipti, megjithatë, është shumë më i madh se ky grusht shtet dhe kjo lakmi dhe se vullneti i popullit do të mbizotërojë në të gjitha format e paqes,” shtoi ai.

Të mërkurën, Al-Sisi dha doërheqje nga posti i tij dhe deklaroi se do të garojë për president.

Osama ka thënë se babai i tij do të mbetet i përkushtuar në procesin demokratik duke kundërshtuar “grusht shtetin ushtarak”.

“ Mursi nuk do të pushojë deri sa të sjellë udhëheqësit e grusht shtetit në gjykatë për vrasjen e egjiptasve,” shtoi ai.

Blloku anti - grusht shtetit denoncon kandidaturën e al- Sisit

Udhëheqësit e Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit kanë denoncuar kandidaturën e ish-shefit të ushtrisë Abdel Fatah al-Sisi për president, duke thënë se kjo tregon se rrëzimi i presidentit Muhamed Mursi ishte një “grusht shtet”

“Dorëheqja e Sisit nuk e shkarkon atë nga faji për gjakderdhjen e shkaktuar ose ndalimin e të afërmëve të viktimave për të kërkuar drejtësi,”  ka thënë njëri nga udhëheqësit e Aleancës, Alaa Abul – Nasr, për Agjencinë Anadolu.

Mijëra demonstrues janë vrarë kur forcat egjiptiane shpërndanë me dhunë kampet protestuese pro-Mursi në Kajro, në gushtin e kaluar.

Aleanca argumentoi se ata që mbështetën rrëzimin e Mursit duhet ta dinë se ata ishin duke mbrojtur një “grusht shtet ushtarak fashist që vrau mijëra njerëz dhe tani kërkon të marrë pushtetin”.      /KBI-Bujanoc.com/

643 Shikime