Inteligjenca e Imam Ebu Hanifes

25.03.2014

Inteligjenca e Imam Ebu Hanifes


Inteligjenca e Imam Ebu Hanifes

Një herë një njëri shkoi tek Imam Ebu Hanife dhe i tha:

- O Shejh, në mesin tonë është një njëri, i cili totalisht ka rrëshqitur nga rruga e drejtë, pra Islami. Dëshmon fare pa parë, falet pa bërë ruku e pa bërë sexhde, ha mish të shtazës së ngordhur, si dhe i do shumë fitnet dhe ik nga rahmeti i All-llahut të Madhërishëm, e në Islam të gjitha këto janë haram! Çfarë thua për këtë person, pra  i nderuar Imam, çfarë komenti ke mbi këtë njëri?! Imami i nderuar mendoi një kohë të shkurtër dhe tha:

- Ai njëri, siç e përshkrove ti, na qenka njëri nga muslimanët më të mirë, besom! (Këtu mund shtojmë se po të ishte pyetur ndonjë “mufti” i kohëve të sotshme, siç është rasti me shumë të tillë, do të përgjigjej pa hezitimin ma të vogël se ai është qafir me kuptimin e plotë të fjalës, bile edhe ata të cilët nuk e konsiderojnë të tillë, janë qafira e kështu me rradhë. Mirëpo, Imami i madh Ebu Hanife ishte Ebu Hanife. Ai edhe nga rastet jo të përqyeshme e të këqija mundohej që të nxirrte diçka të mirë dhe të pëlqyeshme, e jo të jepte menjëherë koment me nguti, pa e logjikuar punën dhe rastin në thelb e tërësi.) Burri mbeti pas tekst:

- Si kështu o Imam i dashur dhe i nderuar!? Si mund të ndodhin të gjitha këto gjër e ai prapë të jetë musliman, madje edhe shumë i mirë? Ebu Hanife iu përgjigj me ëmbëlsi:

- Ja se si mund të jetë e mundur. E para, ai as nuk e ka parë All-llahun xh.sh e as Pejgamberin s.a.v.s., mirëpo prapseprap i beson me ngulm dhe dëshmon për ta. E këtë vetëm muslimani i mirë bën. E dyta, ai po falka shumë namaze të xhenazeve, e në këto namaze nuk ka as ruku e as sexhde, e këtë gjë e bën vetëm muslimani i mirë. E treta, ai paska dëshirë që të haj shumë mish peshku, e peshku hahet edhe i ngordhur, pra s’ka nevojë për therje, e edhe këtë e bën një musliman i mirë, pasiqë ngrënja e peshkut është rekomandim i vet Pejgamberit s.a.v.s., pra është sunnet. E katërta, ai paska pasuri dhe fëmijë, të cilët i do shumë, andaj mund të thuhet se ai i do dhe i pëlqen fitnet, meqë pasuria dhe fëmijët janë fitne sipas Kur’anit Fisnik, apo jo, mirëpo prapseprap muslimani i mirë di se si duhen dhe se si duhet sjellur me ta, sepse i dëgjon dhe i respekton urdhërat e All-llahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.v.s. E pesta, ku bjer shi çdo njëri largohet që të mos laget, përkundër faktit që shiu është rahmet nga Zoti i Gjithfuqishëm, apo jo, e dhe ai qënka si të tjerët, pra po u larguaka nga rahmeti i Zotit (pra shiu) që të mos e lagë edhe pse i falënderohet shumë Zotit xh.sh. për atë rahmet, e këtë e bën vetëm muslimani i mirë.

Njeriu mbeti gojë hapur dhe pa fjalë nga këto komente tepër inteligjente të Imamit më të shquar islam, të nderuarit Ebu Hanife, rahmetull-llahi alejh!

Burimi:
www.halaldawarecords.com

Përktheu dhe përshtati:
Daim Abazi /KBI-Bujanoc.com/

2557 Shikime