15.03.2014
Drejt një fejese të suksesshme 3

humë të rinj mendojnë, se periudha e fejesës është periudhë e zhvillimit të emocioneve mes djalit dhe vajzës. Gjatë këtij stadi, të dy palët përpiqen t`i bëjnë lidhjet mes tyre sa më të bukura dhe romantike, duke harruar se objektivi i parë i stadit të fejesës është njohja më e thellë me palën tjetër. Kjo bëhet, duke grumbulluar sa më shumë informacion dhe duke vlerësuar aftësinë e tij/saj si shok/shoqe jete. Prandaj, mbledhja e informacionit mbi palën tjetër është një ndër mjetet më të rëndësishme për realizimin e objektivit të parë të fejesës. Kjo realizohet nëpërmjet dy mënyrave themelore: